Apel për ndihmë familjes së dëshmorit Shaban Zenuni - Hoxha




U lind më 05.08.1974 në f. Merovë, Komuna e Zhelinës – Tetovë.U rrit si jetim dhe kaloi një fëmijëri të vështirë dhe pa ngrohtësinë atërore, sepse nga një fatkeqësi natyrore e humbi babain që në moshën 5 vjeçare .I ati i Tij ishte imam i fshatit Merovë dhe një njeri i mrekullueshëm dhe me shumë autoritet në të gjithë zonën e fshatërave të Malit të Thatë dhe më gjerë.
Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje ai vazhdoi shkollën e mesme në Damask te Sirisë ku me sukses mbaroi institutin 6 vjeçar në Furkan.Për shkak të pamundësisë për të vazhduar studimet,ai u punësua si imam në fshatin e tij,Merovë.
Më 1998, për shkak të mospërballimit të kushteve të rënda ekonomike Shaban Zenuni – Hoxha detyrohet të merr rrugën e kurbetit për në Itali.Në vitin 2001 si shumë atdhetarë të tjerë iu bashkëngjit rradhëve të UCK-së.
Duke parë shkathtësitë dhe vendosmërinë e Shaban Zenunit ,Shtabi i Përgjithshëm e kishte caktuar Komandant të Batalionit 4 të Brigadës 112 Mujdin Aliu.
Gjatë luftës së vitit 2001 Shaban Zenuni kishte treguar aftësi të jashtëzakonshme ushtarake të një eprori të vërtetë duke e shpallur batalionin që udhëheqte Hoxha si batalionin më të suksesshëm në nivel të të gjithë UÇK – së.
I pakënaqur me zhvillimet e pasluftës, pa amnisti  dhe i akuzuar për gjëra që nuk i kishte bërë, detyrohet që përsëri  të  marrë rrugën e kurbetit..Nuk mund të vinte në shtëpinë e tij ku kishte nënën,gruan,tre djemtë,farefisin dhe shokët.Me guximin që kishte ai vinte fshehurazi,po e ndiqte hija e arrestimit për vepra që nuk i kishte bërë.
U vra në rrethana të panjohura më 12 maj 2010,bashkë me Harun Aliun dhe dy të tjerë.
Komandant Shaban Zenuni – Hoxha ka lënë tre djem,gruan,nënën e sëmurë, në një shtëpi shumë të vjetër  në një fshat të thellë malor.
Një atdhe përbëhet nga të vdekurit që e kanë themeluar dhe nga të gjallët që e vazhdojnë.Populli nuk përkulet vecse përpara të vdekurve të tij.Duke ndihmuar familjen e Tij ne do të respektojmë vetveten dhe atë.Do të tregojmë qytetërimin tonë përballë atyre që duan të vazhdojnë të na trajtojnë si qytetarë të dorës së dytë në zemër të Evropës, vetëm pse jemi shqiptarë.


Të gjithë Ju që dëshironi ta ndihmoni familjen Zenuni,që tre djemtë e dëshmorit të vazhdojnë shkollimin dhe të mos ndjehen të braktisur, mund të kontaktoni drejtpërdrejt me familjen në nr. e celularit:
+389 75 972 906
Xhirollogaritë për ndihmesën Tuaj:


Name of Beneficiary : SHERIFE ZENUNI
Beneficiary address : Merovo, Ul.101 Br. BB , Zelino, 1200 TETOVO, MACEDONIA

Xhirollogaria në denarë: 380277188604185

IBAN: / MK07  380277188603506 GBP
           / MK07  380277188602245  EUR
          / MK07  380277188601469 CHF
         / MK07  380277188605349  USD
         / MK07  380277188600693  AUD
Bank of Beneficiary: ProCredit Bank, Macedonia
SWIFT : PRBUMK22XXX



  © Blogger template 'TotuliPink' by Ourblogtemplates.com 2008

Back to TOP